Punonjëse finance

Postuar 6 muaj më parë
Apliko Tani

Përshkrimi i punës

Detyra dhe Përgjegjësi:

•Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve në afatet dhe cilësinë e kërkuar.

•Kryen veprimin kontabel për arkëtimin e xhirove ditore në sistem dhe kontrollon në mënyrë të përditshme mbylljet e kasave dhe rakordimin e CASH-it me regjistrimet në sistem.

•Përgatit dhe kuadron Librin e shitjeve të Dyqanit përkatës si dhe regjistron faturat në kartelat përkatëse.

•Mbikqyr dhe udhëzon punonjeset e cdo dyqani për veprime që duhet të kryejnë në lidhje me mbylljet dhe rakordimin e kasave si dhe për cdo detaj tjetër në lidhje me veprim tjeter qe kryhet ne kasen fiskale.

•Realizon dhe monitoron procesin e invenatërve në dyqanet përkatëse.

KUALIFIKIME/KËRKESA:

  • Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet.
  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (2-3 vite).
  • Preferohet te njohe programin financiar NAVISION.
  • Të njohë shumë mirë legjislacionin fiskal të Republikës së Shqipërisë;
  • Të njohë shume mire parimet e standarteve kontabel.
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse.
  • Të karakterizohet nga integriteti, korrektësia dhe ndershmëria në punë.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të punës në grup.


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: punesim@moncheri.al ose kontaktoni ne: 0688047315/ 0688031331