Asistent Magazine

Postuar 6 muaj më parë
Apliko Tani

Përshkrimi i punës

Asistenti i magazinës është përgjegjës për sistemimin, ruajtjen, mbledhjen, përgatitjen e porosive dhe ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe materialeve, duke punuar nën udhëzimet dhe mbikqyrjen e magazinierit dhe/ose supervizorit të tij. Objektivi kryesor i tij është të ndihmojë magazinierin të mbajë nën kontroll të gjitha mallrat, materialet e dhe mjetet, që hyjnë dhe dalin në magazinë, me qëllim rritjen e efikasitetit, përfitimit dhe kënaqësisë së klientëve.

Mban Përgjegjësi për:
– Zbatimin në kohë dhe me përpikmëri të urdhërave dhe udhëzimeve mbi pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe lëvizjet e mallrave dhe materialeve në magazinë.

Kryen këto detyra:
– Njeh shumë mirë të gjitha mallrat dhe materialet, që mbrrijnë dhe magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre
– Njeh shumë mirë vend-ndodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok
– Përgatit shpejt, saktë dhe në kohë të gjitha urdhërat e porosive, të mbrritura për trajtim duke siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur (edhe për datat e skadencës), përfshirë dhe përgatitjen për transport të tyre
– Kryen me kujdes procesin e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave në/nga automjetet duke siguruar sistemim të rregullt për të shmangur dëmtimet
– Trajton me kujdes lëvizjen e mallrave duke i ruajtur ato nga dëmtimet. Mban përgjegjësi për dëmtimet e shkaktuara, edhe nga pakujdesia
– Siguron raport të saktë e të menjëhershëm të mallrave tek magazinieri, e lidhur kjo me çdo problem që mund të haset në lidhje me to gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe/ose magazinimit
– Kontribuon për zgjidhjen përfundimtare të problemit përkatës
– Regjistron dhe sistemon mallrat në magazinë, në vendet përkatëse të tyre
– Respekton rregullat e punës dhe funksionimit të magazinës, përfshirë dhe ato të sigurisë në punë
– Ruan dokumentacionin e magazinës
– Realizon çdo detyrë të përcaktuar nga magazinieri

Kualifikime:
– Arsimi i mesëm prngaesional ose i përgjithshëm
– 1 deri në 2 vjet eksperiencë në magazinë
– Aftësi shumë të mira komunikimi
– Aftësi pune në grup
– I gatshëm, energjik dhe bashkëpunues
– I përgjegjshëm dhe i kujdesshëm në kryerjen e detyrave dhe gjatë punës
– I aftë fizikisht për të ngritur dhe mbajtur sende me peshë të konsiderueshme
– I aftë të përdorë mjetet e ngritjes dhe lëvizjes së mallrave në magazinë
– I besueshëm dhe i përkushtuar
– Korrekt dhe fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera

Aplikoni:
Cel: +355 68 60 45 972
Email: hr@novacontract.al