Financiere

Postuar 1 year më parë
Apliko Tani

Përshkrimi i punës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Përgjegjëse për regjistrimin e faturave të blerjeve, importeve, shpenzimeve të brendshme dhe shitjeve në Programin Financiar;
– Përditëon sistemet e brendshme me të dhëna financiare;
– Përcaktimi i kostove reale të blerjeve dhe vendosja e cmimeve mbi produktet;
– Regjistrimi i veprimtarive të magazinës, rakordimi në lidhje me lëvizjet e artikujve, materialeve dhe inventarit;
– Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
– Ndjek dhe monitoron marrëdhenien me klientet dhe furnitorët e kompanisë dhe kryen rakordimet në
mënyrë periodike;
– Kontrollon te ardhurat dhe shpenzimet e kompanisë;
– Përgatit në mënyrë periodike raportet financiare për kompaninë;


Kualifikimet/Kërkesat:

– Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet;
– Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në financë (3-5 vite);
– Të zotërojë shumë mirë programin financiar NAV ;
– Të njohë shumë mirë legjislacionin fiskal të Republikës së Shqipërisë;
– Të njohë shume mire parimet e standarteve kontabel;
– Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
– Të ketë aftësi të shkëlqyera të punës në grup.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: punesim@moncheri.al ose kontaktoni ne: 0688047315/ 0688031331